Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi
Sharr Travel

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të jetë mot i ndryshueshëm, më vranësira dhe jostabil në më shumë vende, madje me shira të rrëmbyeshëm, bubullimë dhe erë e përforcuar, lokalisht në formë të motit të ligë me shira të rrëmbyeshëm dhe kushte të paraqitjes së breshrit.

Temperatura minimale do të jetë prej 12 deri ne 21, ajo maksimale prej 25 deri në 33 gradë Celsius. UV= 7.

Në Shkup, paradite do të jetë mot me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullimë dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të zbret në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Deri të martën territori jonë do të jetë në ndikimin e masës së lagësht me kushte të paraqitjes së shiut të rrëmbyeshëm, bubullimës dhe erës së përforcuar. Proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.