E kërkonte Interi e Milan, futbollisti i mbyll derën dhe rinovon me United
BKT
Sport

E kërkonte Interi e Milan, futbollisti i mbyll derën dhe rinovon me United

Mesfushori i Manchester United Nemania Matiç do të vazhdojë të luajë për “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.

Futbollisti serb vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar-Solskjaer.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Manchester United.

Kujtojmë që Matiç kërkohej nga Interi dhe Milani këtë sezon, por me vendimin e fundit, ai ua ka mbyllur derën.