Ahmeti: Të gjitha ëndrrat më janë realizuar
Sharr Travel

Ahmeti: Të gjitha ëndrrat më janë realizuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë në Dibër se deri më tani të gjitha ëndrrat i janë realizuar.

Ahmeti shtoi pas mbylljes së kapitullit për anëtarësim në NATO.

“Po hapin kapitullin e ri për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili nuk është i lehtë”.

I pari i BDI-së theksoi se vetingu për funksionarët e vendit është i domosdoshëm, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

“Vendosja e standardeve evropiane, standarde që ne na përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit, siç janë sundimi i ligjit, vetingu në të gjitha fushat, që nga politikë bërësit dhe politik zbatuesit, ligjvënësit dhe ligjzbatuesit, funksionar dhe kryetar komunash”.