​Tre të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Sharr Travel

​Tre të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

68 të infektuar, tre të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar tre pacientë me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Në Maqedoninë Veriore, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 7572 persona me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar dhe 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3586 raste aktive./AlsatM