18:21 / 09.07.2020
Juventus në bisedime me Lacazette
Kampionët e Italisë, Juventus, kanë filluar kontaktet me agjentin e Alexandre Lacazette për mundësinë e transferimit të tij, raporton Calciomercato.
Zonja e Vjetër është lidhur ngushtë edhe me blerjen e yllit të Napolit, Arkadiusz Milik, mirëpo po e llogarisin edhe ish-yllin e Lyon-it si alternativë.
Në anën tjetër, nuk kanë qenë të pakta raportet që kanë thënë se ekziston një mundësi e konsiderueshme që Lacazette të largohet këtë verë nga Topçinjtë.























