Edhe 59 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi
Sharr Travel

Edhe 59 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Edhe 59 raste të reja të virusit Covid-19 janë regjistruar në Mal të Zi, dhe dy njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 695 dhe 10 vdekje, ndërsa 680 raste aktualisht janë aktive, raportojnë mediat në Podgoricë, njofton Gazeta e re.

Në 24 orët e fundit janë testuar 565 mostra, dhe shumica e pacientëve të ri ishin nga Podgorica.

“Në mesin e pozitivëve ishte një mostër e një personi që ndërroi jetë dje dhe që dyshohej se vdiq si pasojë e koronavirusit”, njofton Instituti.