Mbrojtësi i Kosovës del pozitiv në koronavirus
BKT
Sport

Mbrojtësi i Kosovës del pozitiv në koronavirus

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmi është konfirmur nga skuadra e Kryeziut, FC Zurich. “Mbrojtësi i qendrës së FCZ, Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv në koronavirus”, thuhet në njoftim.

“Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në vetëizolim”.

Kujtojmë se pjesë e Zurich është edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.