22:00 / 11.07.2020
Roma bindëse në duel me Brescian
Roma ka mundur 3-0 Brescian në javën e 32-të të kampionatit italian Serie A.
Një fitore bindëse për skuadrën e Fonseca-s që duket se ka pas krahëve periudhën e vështirë gjatë së cilës kanë regjistruar tri humbje radhazi në kampionat.
Verdhekuqtë i kanë siguruar tri pikët në pjesën e dytë falë golave të Fazio-s (48′), Kalinic (62′) dhe Zaniolo (74′).
Ky i fundit, i kthyer prej pak kohësh pas një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë, nuk shënonte prej 204 ditësh në Serinë A. Ky ka qenë edhe goli i tij i parë si zëvendësues.
Kjo fitore e ka ndihmuar Roma-n të përforcojë vendin e pestë në renditje, ndërsa Brescia mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.























