14:27 / 17.07.2020
Një tërmet 4.2 ballë godet Slloveninë
Nga Qendra evropiane-mesdhetare për sizmologji theksuan se tërmeti është regjistruar rreth orës 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në thellësi prej 7 kilometrave.
Një tërmet me fuqi prej 4.2 ballë sipas Rihterit ka godiur Slloveninë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Qendra evropiane-mesdhetare për sizmologji (QEMS) theksuan se tërmeti është regjistruar rreth orës 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në thellësi prej 7 kilometrave.
Siç thuhet, tërmeti është regjistruar 2 kilometra nga Boveca dhe 80 kilometra në perëndim të Lubjanës.























