Kroaci, 98 raste të reja me COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Kroaci, 98 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë detektuar 98 raste që do të thotë 1.192 raste aktive në Kroaci.

Shtabi për mbrojtje civile në Kroaci lajmëroi se sot janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kroaci, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë detektuar 98 raste që do të thotë 1.192 raste aktive në Kroaci.

Që nga fillimi i epidemisë në Kroaci, nga 25 shkurti deri më sot, janë regjistruar 4.137 raste, nga të cilat 2.825 ose 68.3 për qind janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 1.437 persona që jep një përqindje pozitive prej 4.1 për qind.

Gjithsej janë testuar 100.851 persona.

Në spital janë 137 persona, shtatë prej të cilëve janë në respiratorë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota