17:21 / 20.07.2020
Serbia për 24 orë ka regjistruar 359 raste të reja me Covid-19
Serbia ka regjistruar 10 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19.
Serbia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar në konferencë për media ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 359 raste të reja me koronavirus, transmeton lajmi.net. Serbia po ashtu ka shënuar 10 vdekje nga COVID-19 në ditën e fundit.
Lonçar ka shpjeguar se Serbia ka realizuar 8.349 teste në 24 orët e fundit. Në total, Serbia ka realizuar 558.440 teste për COVID-19, ndërsa ka regjistruar gjithsejtë 482 vdekje.























