12:55 / 22.07.2020
Në Maqedoni 423 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse
Gjatë 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 423 shkelje.
Ministria e Brendshme vazhdon me apelin për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga ana e Qeverisë për ballafaqim me Kovid-19.























