13:55 / 23.07.2020
Gjatë vikendit pritet të diskutohet hapja e kufijve dhe heqja e PCR testeve
Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të diskutoj gjatë vikendit për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.
Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas çka lëvizja e lirë pritet të fillon nga e hëna e ardhshme.























