City, gati t’i shpenzojë 330 milionë euro për këta futbollistë
Manchester City është gati të kthehet protagonist në afatin kalimtar. Sipas së përditshmes spanjolle Sport, buxheti i “Qytetarëve” për të përforcuar skuadrën duket se është 330 milionë euro.
Vendimi i CAS-it ka anuluar atë të UEFA-s për përjashtimin e Cityt nga garat evropiane për dy vite dhe tani drejtuesit janë të gatshëm t’i dhurojnë trajnerit Guardiola disa emra të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Duket se objektivat e Pep janë katër: dy qendërmbrojtës, një zëvendësues për Sane dhe një mesfushor sulmues. Për mbrojtjen shikohet edhe në Itali, ku pëlqehen Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit.
Në listën janë edhe emrat e David Alaba të Bayern Munich dhe Diego Carlos i Sevillas.
Si zëvendësues të Sane, Guardiola duket se mendon për Ferran Torres të Valencias, që mund të kërkojë mes 30 dhe 40 milionë eurove.
Mesfushori sulmues mund të jetë Kai Havertz i Bayer Leverkusen për të cilin ka kohë që është vënë në lëvizje Chelsea dhe i cili kushton rreth 75 milionë euro.























