08:38 / 24.07.2020
Protestat po vazhdojnë megjithë ndryshimet në qeveri
Pritet që Parlamenti të votojë ndryshimet në qeverinë “Borisov 3”. Para BNR-së Boris Jançev, zëvendëskryetar i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë – partner në koalicionin e partisë GERB në pushtet, nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime të reja në kabinet që vjeshtën.
Po vazhdojnë protestat antiqeveritare në Sofje dhe në vend.Para mesnatës protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit bllokuan 9 udhëkryqe të rëndësishme në kryeqytet.
Presidenti Rumen Radev bëri deklaratë në përkrahje të protestuesve, duke e përsëritur apelin e vet “Kriminelët jashtë!”























