Të dielën në “Arena Sportive” flet Agim Ademi
Emisioni i përjavshëm “Arena Sportive” këtë fundjavë sjell storie interesante nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar. Për edicionin e Ipko Superligës që mbyllet pikërisht këtë fundjavë dhe për Kombëtaren e Kosovës, flet ekskluzivisht presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Si e vlerëson ai edicionin më të gjatë në histori të futbollit të Kosovës dhe sa ishte e vështirë të menaxhohej futbolli në pandemi, pastaj të arriturat e Dardanëve dhe cilat do të jenë prurjet e reja në kombëtare janë vetëm disa nga temat me të cilat do të bisedohen me numrin 1 të FFK-së. Ndërkohë, do të ketë edhe lidhje direkte nga Suhareka, aty ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, e ku gjilanasit do të kurorëzohen me titullin e kampionit. Ndërkohë, analist i ndeshjeve të kësaj jave do të jetë Sunaj Keqi. Si zakonisht do të jepen edhe kronikat nga Superliga e Kosovës, si dhe materiale tjera interesante.
Na ndiqni, të dielën në orën 20:30, në RTK 1.























