06:55 / 28.07.2020
Bullgaria financon studime për pasojat e pandemisë
11 projekte për studime shkencore bullgare mbi probleme të shkaktuara nga koronavirusi do të financohen me 850 000 euro nga Ministria e Arsimit.
Studimet janë në dy drejtime. Njëri janë eksperimentet, të cilat u përkasin problemeve mediko-biologjike, të shkaktuara nga Covid-19. Drejtimi tjetër janë aspektet ekonomiko-sociale dhe arsimore të krizës së koronavirusit.
Vazhdimësia e projekteve kërkimore është deri në 2 vjet, transmetoi BNR.























