Bosnja regjistron tre të vdekur dhe 229 raste të reja me coronavirus
BKT
Rajoni dhe Bota

Bosnja regjistron tre të vdekur dhe 229 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e kaluara, 229 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kështu raporton portali bosnjak klix.ba, ku 162 raste me COVID-19 ishin në Federatën e Bosnje-Hercegovinë dhe 66 në Republikën Serbe.

Shtabi emergjent mjekësor gjithashtu ka njoftuar për tre persona të vdekur, transmeton Telegrafi.

Raste të reja në janë regjistruar në Una-Sana, Bosnjën Qendrore, Zenica-Doboj, Hercegovina-Neretva, West Herzegovina, Bosnja-Podrinje, Tuzla dhe Kantoni Sarajevo.

Theksojmë se që nga fillimi i epidemisë, gjithsej 6,105 njerëz janë sëmurë dhe 94 persona kanë vdekur.

Ndryshe, Republika Serbe deri më tani ka njoftuar se 4,488 persona janë infektuar dhe 157 kanë vdekur. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota