06:46 / 29.07.2020
Bullgaria zgjati gjendjen e jashtëzakonshme epidemike deri më 31 gusht
Qeveria bullgare vendosi të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike që nga 1 gushti deri në 31 gusht 2020, bëri të ditur zyra e shtypit pranë kabinetit.
Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike në lidhje me përhapjen e Covid-19 në territorin e vendit do të japë mundësi për forcimin e aplikimit të masave kundërepidemike, me qëllim kufizimin e përhapjes së sëmundjes dhe ruajtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, thuhet në njoftim.























