23:00 / 29.07.2020
Bekaj: Ia arritëm qëllimit të luajmë në Evropë
Pas triumfit në garën për Kupën e Kosovës, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, ka thënë se skuadra e tij ia arriti qëllimit për të luajtur në Evropë.
“Ia arritëm qëllimit që të shkojmë në Evropë. Kundërshtarin e mbajtëm larg portës dhe me kundërsulme ia arritëm qëllimit”, tha Bekaj.
“Tash e disa vite e synojmë titullin dhe shpresoj se do ta arrijmë edicionin e ardhshëm”, shtoi reprezentuesi i Kosovës.























