Mourinho e do Perisiqin te Spurs
BKT
Sport

Mourinho e do Perisiqin te Spurs

Trajneri portugez, Jose Mourinho, dëshiron që ta transferojë Ivan Perisiqin te Tottenham Hotspur, sipas Calcio Mercato-s.

31 vjeçi është aktualisht i huazuar te Bayern Munchen-i, që nuk ka shfaqur interesim për ta blerë në mënyrë permanente për 20 milionë euro.

Kështu, I Veçanti po shpreson se klubi i tij do të nënshkruajë me finalistin e Kampionatit Botëror për një shumë më të ulët, pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.