9 të vdekur dhe 295 raste të reja me koronavirus në Serbi

9 të vdekur dhe 295 raste të reja me koronavirus në Serbi

Në 24 orët e fundit, 295 raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi.

Sipas raportimeve më të reja. nëntë persona më shumë kanë ndërruar jetë, raporton B92.

Gjithashtu u njoftua edhe se 132 persona janë duke u trajtuar me respirator.

Numri i pacientëve të shtruar në spital është 3,315 gjersa gjatë ditës së sotme janë testuar mbi nëntë mijë pacientë.

Numri i përgjithshëm i të testimeve deri më tani ka arritur numrin e 713,104 personave, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është 27.033.

Ndryshe, deri më tani kanë vdekur 614 njerëz nga efektet e COVID-19.