Mali i Zi, brenda një dite 4 të vdekur nga COVID-19

Mali i Zi, brenda një dite 4 të vdekur nga COVID-19

Mali i Zi ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 që nga paraqitja e rasteve të para në këtë shtet.

Katër të vdekur dhe 50 të infektuar me koronavirus rezultuan për 24 orët e fundit.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp, se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3.411 pacientë pozitivë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri më sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.