Xhaferi:Pendarovski shkel Kushtetutën nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi

Xhaferi:Pendarovski shkel Kushtetutën nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi

Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se kryetari i shtetit bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi.

“Antikushtetuese është ndarja e mandatit pa pasur kryetar të Parlamentit i cili do të vendos në funksion afatet tjera që duhet t’i përcjellë Parlamenti. Sepse Parlamentit i fillojnë afatet nga momenti kur merr informatën nga Kryetari i shtetit se është ndarë mandati. Dhe njeri i paautorizuar nuk mund ti informojë deputetët. Është formë e përshkrume në rregulloren juridike", delkaroi Xhaferi në një emision të TV21.

Çdo proces që mund të iniciohet mund ta vendos në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor që kanë mbaru deri më tani. Nëse dikujt i konvenon që mbi atë bazë duhet bërë le të urdhërojë le ta bëj, unë nuk bëhem pjesë e debatit publik të mëtutjeshëm ka institucione përkatëse që duhet të veprojnë me forcën e Ligjit mbi bazë të zërave të dëgjuar.

Kështu që besoj Ligji Kushtetues duhet të jetë institucioni i cili duhet të vepron në këtë dilemë, në formë preventive.