​Zaev nesër merr mandatin për formimin e Qeverisë

​Zaev nesër merr mandatin për formimin e Qeverisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër në ora 12:00 do t’ia ndajë kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e Qeverisë./AlsatM/


MË SHUME NGA Rajoni