14:59 / 14.08.2020
Mali i Zi hap kufijtë për Shqipërinë
Mali i Zi ka njoftuar sot se, duke filluar që nesër, do të rihapë kufijtë e tij për qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
Njoftimin e bëri drejtori i Institutit malazez të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, i cili shtoi se për të hyrë në Malin e Zi nga këto vende, do të jetë e nevojshme paraqitja e një testi negativ për Covid-19./atsh/























