Vojvoda-Atalanta, ja të rejat e fundit
BKT
Sport

Vojvoda-Atalanta, ja të rejat e fundit

Mërgim Vojvoda është objektiv primar i Atalantas në këtë verë.

Aftësitë e tij të mira në të dy fazat e lojës e shtyjnë klubin italian të këmbëngulë për të dhe të mundohet ta shkëpusë nga Standart Liege, ku ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Vetë lojtari ka pranuar se ka arritur marrëveshje me Atalantan dhe pret akordin mes klubeve. Standard Liege dëshiron 6 milionë euro dhe oferta e parë e Atalantas ishte 4 milionë. Belgët po rezistojnë dhe bisedimet për 25-vjeçarin vazhdojnë.

Mediet italiane raportojnë se Atalanta e ka rritur ofertën për Vojvodën me 500 mijë euro.

Mbetet të shihet përgjigja e Standard, që kërkon ta rrisë sa më shumë shifrën e shitjes së lojtarit për shkak se 20 për qind e vlerës shkon për Muskron, ish-klubin e Vojvodës, që ka mbajtur një pjesë të kartonit të tij.