“E çuditshme kjo që ndodhi më tri klubet tona në garat ndërkombëtare”
Trajneri i përfaqësues së Kosovës U21, Rafet Prekazi në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për zhvillimet e fundit për skuadrat tona që luajnë në Evropë, raporton RTKLive.com.
Pas Dritës dhe Prishtinës, edhe sfida e Gjilanit, nënkampionit të Kosovës, në Europ League kundër Tre Penne të San Marinos, është shtyrë për shkak të virusit corona.
Prekazi thotë se kjo që ju ka ndodh tri klubeve të Kosovës që luajnë në Evropë është e çuditshme. Ai thotë se ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe se nuk ka vend që të kritikohet UEFA.
“Për mua është e çuditshme, por neve nuk duhet të na ndodhi këso gjera. Neve na ndodhi tek tri klubet për shkak të testimeve, sepse rregullat janë strikt. Ne nuk duhet ta kritikojmë UEFA-n, për ne po i bie se janë rregulla të dyfishta, por unë nuk mendoj ashtu sepse rregullta e UEFA-së janë strikte. Ne duhet te jemi shumë të vetëdijshëm. Me ndodh me Prishtinën dhe Dritën sepse është një sëmundje që nuk po dihet, por me ju ndodh tri klubeve për një ditë është çuditshme”, tha Prekazi.
Ai ka folur edhe për grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U21, ku më 4 shtator ‘Dardanët’ do të ndeshen me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’.
Prekazi thotë së lojtarët e Kosovës që do të ftohen për duelin me ‘Tre Luanët’, do të testohen në Shkup.
“Duhet të ecim më kohën, duhet mi përcjell seminaret, tash lojtarët na vijnë nga jashtë. Informata është që ne si U21 duhet të shkojmë në Shkup më i ba testet. Mbrëmë UEFA ka marr vendim që këto dhjetë ditë kanë më luajtur ndeshje ndërkombëtare, e kanë pru një vendim që lidhen më atë që si shkohet në Shkup, por kjo gjë rregullohet nga UEFA”, theksoi tekniku i Kosovës U21.
Ndërkohë, edhe gazetari i njohur i RTK-së, Artan Muhaxheri, është shprehur i çuditshëm më gjerat që kanë ndodhur këtyre ditëve me skuadrat tonë që luajnë në Evropë.
Sipas Muhaxherit rasti i Dritës ishte skandal në vete, por sipas tij, “Prishtina dhe Gjilani” është dashur të mësojnë nga gabimi i Dritës.
“Drejtori i Prishtinës, Begolli kishte paralajmëruar Gjilani që jetë e kujdesshëm me testimet e lojtarëve, por ja që sot ndodhi edhe me Gjilanin, ku një lojtar ka dal pozitiv dhe ndeshje është shtyrë”, tha Muhaxheri.
Ndërkaq, zyrtari i Gjilanit, Sevdail Robeli në një linje direkte nga San Marino për RTK, ka konfirmuar së janë bërë testimet e gjithë ekspeditës së skuadrës gjilanase.
Ai shpreson se nuk do të dal asnjë lojtarë pozitive në mënyrë që nesër Gjilani të jetë i gatshëm për duelin me skuadrën nga San Marino.
Robeli thotë se skuadra e Gjilanit do të dalë në fushë të paktën edhe me 13 lojtarë ashtu siç thonë rregullat e UEFA-së.
“Sa po i përfunduam testimet dhe kemi premtimet që sonte do ti kemi rezultatet”, tha Robeli.
“Nuk e di së çfarë do të ndodh me ndeshjen, për momentin mbetet të lutemi që të dalim negativ”.
“Ne do të insistojmë që të paktën me 13 lojtarë të dalim në fushë. Kriteret e San Marinos kanë qenë të ashpëra, sepse kërkonin që skuadra jonë sa më shpejtë ta lëshojë shtetin e San Marinos, por pas disa telefonatave që bëmë, situata tashmë është me relaksusese”, pohoi Robeli. /RTKLive/























