Milani në sulm për yllin e Benficës, gjithçka varet nga Halilovic
BKT
Sport

Milani në sulm për yllin e Benficës, gjithçka varet nga Halilovic

Klubi i Milanit vazhdon të kërkojë përforcime në mesfushë dhe një nga objektivat e kësaj vere është ai i Benficës, Florentino Luis.

Drejtuesit kuqezinj  po mendojnë një mënyrë tjetër për të arritur te portugezi dhe ajo është përmes Alen Halilovic.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, dita e hënë do të jetë prova e vërtetë për kroatin. Nëse 24-vjeçari i cili në sezonin e fundit ishte në huazim tek Heerenveeni do ta bindë teknikun Pioli, atëherë ai do të qëndrojë tek “Djalli”.

Në të kundërt ai do të jetë pjesë e operacionit për të transferuar në Milano Luisin.

Kujtojmë që Benfica ka shfaqur interes për shërbimet e Halilovicit dhe kjo do të ishte zgjidhja perfekte dhe për milanezët për të ulur çmimin e kartonit të 21-vjeçarit. Klubi portugez nuk e lëshon Florentinon pa të paktën 30 milionë euro.