13:21 / 21.08.2020
Filloi seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit të Maqedonisë Veriore për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare, që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit, në ditët në vijim, do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re, të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Afati për parashtrim të propozimit për zgjedhje të Qeverisë së re është 2 shtator. Alsat-M























