Maqedonia e V: Po vazhdon seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Nikola Micevski, deputet nga VMRO-DPMNE në seancën e sotme të Kuvendit tha se grupi parlamentar i partisë së tij nuk do ta mbështesë propozimin e Talat Xhaferi për të qenë Kryetar i Kuvendit sepse janë të pakënaqur me punën e legjislaturës në mandatin e kaluar.
“Ju përgëzoj për nipin, por nëse nënat mund të kalojnë pa petulla, kjo nuk mund të jetë arsye për shtyrjen e seancës, atëherë mund të jetë edhe pa gjyshin
“, tha Gordana Siljanovska.
Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në, përcjellë Ina.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Zgjedhja e qeverisë është paralajmëruar të ndodh në fillim të javës së ardhshme. Gjatë vikendit pritet të tejkalohen disa mosmarrëveshje mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe dy eksponentëve të lartë të kësaj partie Izet Mexhidi dhe Sadulla Duraku lidhur me nominimet e fundit për poste ministrash.























