Maqedoni e Veriut, 3 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.308.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona të tjerë humbën jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 557.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 225 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 9.977, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.774.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 134.318 teste për COVID-19.























