Blindohet Chelsea, blutë e Londrës konfirmojnë afrimin e Thiago Silvës
BKT
Sport

Blindohet Chelsea, blutë e Londrës konfirmojnë afrimin e Thiago Silvës

Tashmë është zyrtare. Ish-mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, është transferua tek Chelsea. Është vetë klubi anglez që e ka bërë zyrtare afrimin e brazilianit përmes disa postimeve në “Instagram”. 

35-vjeçari ka firmosur për një vit me blutë e Londrës, me opsionin për të rinovuar dhe për një sezon tjetër.

Përpara zyrtarizimit qëndërmbrojtësi iu nënshtrua vizitave mjekësore në Milano dhe tashmë ai mund të quhet një lojtar i Chelseas. Këtë të fundit po bëjnë një super merkato dhe në sezonin e ardhshëm priten që të jenë një nga ekipet pretendente për të fituar kampionatin.

Londinezët kanë afruar emra si Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr dhe i fundit është Thiago Silva. Në ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i Kai Havertz nga Bayern Leverkusen, por gjithashtu ata janë në garë dhe për shërbimet e Lionel Messit.