17:20 / 28.08.2020
PSG dhuratë Icardit, argjentinasi “përfiton” nga largimi i Cavanit
Mauro Icardi nga sezoni tjetër do mbajë numrin 9-të në fanellë.
PSG ka vendosur t’i japë ish-sulmuesit të Interit numrin 9-të pas largimit të Edinson Cavanit.
Icardi mbajti numrin 18-të tek PSG, ndërsa tani do marrë numrin 9-të.
Edhe pse u la në stol në dy ndeshjet e fundit në Champions duket se ekipi francez do t’i besojë argjentinasit fazën e sulmit së bashku me Neymar dhe Mbappe.























