Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Anglisë
BKT
Sport

Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Anglisë

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator.

Për shkak të situatës me pandeminë stafi i Kombëtares U21 ka pasur jo pak telashe në konfirmimin e futbollistëve për këtë ndeshje.

Grumbullimi i Kombëtares U21 fillon të dielën (më 30 gusht), derisa stërvitjet do të mbahen çdo ditë nga ora 17:30 në stadiumin e KF Feronikeli.

Ndërkaq, stërvitja e fundit më 3 shtator do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17.30.