Vedat Muriqi fut në “betejë” dy skuadra italiane
BKT
Sport

Vedat Muriqi fut në “betejë” dy skuadra italiane

Është skuadra e Fiorentines që ka hyrë së fundi në garë për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi italian, ‘Corriere dello Sport’, gjatë ditës së sotme.

Sipas tyre, interesimi i Fiorentines ka bërë që presidenti i Lazios, Lotito të kontaktojë me drejtuesit nga Florence, në mënyrë që të heqin dorë nga shërbimet e 26 vjeçarit nga Prizreni, raporton KK.

E gjitha kjo pasi Lazio ka qenë afër transferimit të Muriqit gjatë javës së fundit, por që shuma prej 20 milionë eurosh e kërkuar nga Fenerbahçe po duket shumë e lartë për drejtuesit e ekipit nga kryeqyteti i Italisë.