Erdogan:Lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhmen vazhdon edhe sot
BKT
Rajoni dhe Bota

Erdogan:Lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhmen vazhdon edhe sot

Presidenti i Turqisë Rexgep Taip Erdogan, ka theksuar se Lufta jonë për pavarësi, e nisur nën udhëheqjen e Gazi Mustafa Kemal Atatürk në Samsun në 1919, përfundoi me një fitore vendimtare dhe të qëndrueshme me Betejën e Komandantit të Përgjithshëm.

Mesazhi i plotë Presidentit të Turqisë z. Recep Tayip Erdoğan me rastin e “30 Gushtit- Festës së Fitores” së Republikës së Turqisë 

Sot, ne si komb, së bashku me vëllezërit tanë në Republikën Turke të Qipros Veriore  jemi të entuziazmuar me rastin e kremtimit të  98 vjetorit të Fitores së Madhe. I uroj me gjithë zemër qytetarët në Turqi dhe në të gjithë botën për 30 Gushtin-Ditën e Fitorës.  

Dua të falënderoj të gjithë miqtë tanë që iu bashkuan kësaj dite krenare për vendin tonë dhe ndan me ne entuziazmin tonë me rastin e 30 Gushtit. 

Lufta jonë për pavarësi, e nisur nën udhëheqjen e Gazi Mustafa Kemal Atatürk në Samsun në 1919, përfundoi me një fitore vendimtare dhe të qëndrueshme me Betejën e Komandantit të Përgjithshëm. 

Kombi Turk, i cili hapi dyert e Anadollit me epopenë e Mallazgirt’it 1071 edhe një herë me fitoren e 30 gushtit i deklaroi të gjithë botës se këto toka janë atdheu ynë i përjetshëm. 

Lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhmen vazhdon edhe sot. 

Absolutisht nuk është rastësi që ata që kërkojnë të na përjashtojnë nga Mesdheu Lindor janë të njëjtët pushtues si ata që u përpoqën të pushtonin atdheun tonë një shekull më parë 

Ata që nuk mundën të fshinë nga kujtesa e tyre kujtimet e dhimbshme të Çanakkalasë dhe Fitores së Madhe, po i vënë përpara pionët  e tyre për të rrethuar vendin tonë sot. 

Ashtu siç kombi ynë arriti fitoren në luftën e tij për pavarësi pavarësisht varfërisë dhe kushteve të vështira, ajo kurrë nuk do të hezitojë të prishë dëshirat dhe lëvizjet për një Sevr në Atdheu i kaltër edhe sot.  

Ne do të mbrojmë plotësisht të drejtat tona legjitime që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar dhe marrëveshjet bilaterale në Mesdheun Lindor. 

Ashtu si në Mallazgirt nëntë e gjysmë shekuj më parë, Çanakkale një shekull më parë dhe Dumllupënar 98 vjet më parë, ne jemi të vendosur të lëmë në fyt synimet e atyre. 

Burimi ynë më i madh i besimit në këtë luftë është; mbështetja e miqve tanë, lutja e vëllezërve tanë; është uniteti, solidariteti i 83 milion qytetarëve tanë. 

Me këto mendime, kujtoj me mirënjohje themeluesin e Republikës sonë, Komandantin e Përgjithshëm të Ofensivës së Madhe, Gazi Mustafa Kemal dhe shokët e tij të luftës. 

Uroj mëshirë nga Allahu për të gjithë dëshmorët tanë që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur këtë atdhe për një mijë vjet dhe uroj jetë të shëndetshme dhe paqësore për veteranët tanë 

Gëzuar 30 Gushti- Festa e Fitorës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota