Ibrahimovic: Pioli dhe drejtuesit më bindën që të vazhdoja konratën
Zlatan Ibrahimovic rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon, pasi u bind nga projekti i klubit ndërsa në të njëjtën kohë synon të rikthejë Milanin te sukseset.
Zlatan Ibrahimovic rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon, pasi u bind nga projekti i klubit ndërsa në të njëjtën kohë synon të rikthejë Milanin te sukseset. Në një intervistë për Milan Chanell, bomberi suedez shpjegoi edhe arsyet se përse zgjodhi numrin 11, ndërsa falenderoi drejtuesit dhe trajnerin Pioli pasi ata bënë gjithçka që Zlatan të rinovonte.
“Këtu ndihem si në shtëpi dhe jam shumë i lumtur që rinovova sërish. Zgjodha numrin 11 pasi dhe tifozët më kanë kërkuar shpesh që të më shikojnë me numrin tim të vjetër. Numri 21 nuk më jepte atë ndjesinë që unë kërkoj dhe rizgjodha 11. Është e thjeshtë. Punuam shumë mirë në gjashtë muajt e fundit, por duhet të kujtojmë që nuk kemi fituar asgjë. Unë gjithmonë në mendjen time e kam të qartë objektivin, dua vetëm të fitoj. Në sezonin e ri duhet të japim maksimumin dhe unë gjithmonë kërkoj 200% nga ekipi në fushë. Për rinovimin tim dua të falenderoj dhe një herë drejtuesit për besimin e dhënë dhe trajnerin Pioli. Ata bënë gjithçka që unë të qëndroja këtu. E kam thënë dhe më parë se në mendjen time është vetëm futbolli dhe përpiqem të bëj maksimumin për të bërë gjithçka çfarë duhet për të qëndruar në formë.”























