Bayern ka marrë vendim zyrtar për Coutinhon
BKT
Sport

Bayern ka marrë vendim zyrtar për Coutinhon

Bayern Munich ka ndarë rrugët me Philippe Coutinhon. Braziliani kishte humbur vendin e titullarit, duke mos bindur trajnerin Hansi Flick që në vendin e tij më shumë preferon Perisic, Coeman, Gnabry dhe Muller.

Në këtë formë, braziliani detyrohet të rikthehet te Barcelona që është edhe klubi i cili zotëron kartonin e fantazistit.

Kujtojmë se Coutinho ishte ai që i shënoi dy gola (respektivisht të shtatin dhe të tetin) për Bayernin në ndeshjen ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

28-vjeçari ka ende tre vite kontratë me katalanasit, ndërsa shpreson që tashmë me ndryshime, të cilat kanë përfshirë klubi ku pritet largimi i Messit dhe Suarezit, të gjejë një vend në formacionin titullar të trajnerit Ronald Koeman.