19:52 / 02.09.2020
Talat Xhaferi takohet me ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi ka marrë mbështetjen e ambasadores amerikane në Shkup Kate Marie Byrnes, për realizimin e qëllimeve strategjike, sidomos nga aspekti i NATO-s dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Në takim u dakorduam se njëjtë të rëndësishme për përparimin e shtetit janë edhe siguria ekonomike; siguria nga krimi kibernetik, prejardhja e investimeve, si edhe miratimi i Ligjit Kundër Diskriminimit, Strategjisë së Mbrojtjes nga Korrupsioni, Marrëveshjet lidhur me NATO-n, Ligji i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.























