13:40 / 05.09.2020
Ja kur pritet të mbërrijë Arturo Vidal në Milano
Arturo Vidal do të jetë një lojtar i Interit. Qëndrimi i Messit nuk e ndryshon të ardhmen e mesfushorit kilian që do të largohet nga Barcelona pasi trajneri Koeman nuk e ka në planet e tij.
Lojtari edhe pse po stërvitet aktualisht me klubin katalanas nuk do të qendrojë dhe agjenti i tij po mbyll detajet e fundit.
“Sport” bën me dije se Vidal do të jetë në Milano ditën e hënë ose maksimumin e do të transferohet si futbollist i lirë te zikaltërit.
Trajneri Conte e ka kërkuar me ngulm mesfushorin dhe drejtuesit sigurojnë kështu goditjen e 3-të në këtë merkato pas Hakimit dhe Kolarov.























