18:20 / 06.09.2020
‘Dardanët’ organizohen para takimit me Greqinë
Kosova sot do të përballet me Greqinë në ndeshjen e vlefshëm në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ kësaj radhe nuk do të jenë të pranishëm në stadium, shkak pandemisë COVID-19 e cila nuk lejon të luhen ndeshjet me tifozë.
Por, tifozët e Kosovës kësaj radhe kanë filluar të organizohen që takimin ndaj Greqisë, ta shohin së bashku në zyret e fanclubit të tyre në Prishtinë.
Gjithashtu ata kanë kërkuar nga të gjithë tifozët që të vendosin, flamuj e rekuitiza nëpër dritare dhe ballkone në shenjë përkahje për Kosovën tonë.
Kurse, nuk mund të harrohet traditën e duarktrokitjes së minutës 9-të në nder të legjendë sonë Fadil Vokrri.























