Bernard Berisha flet për golin dhe rikthimin e tij në Kombëtare
BKT
Sport

Bernard Berisha flet për golin dhe rikthimin e tij në Kombëtare

Autori i golit të vetëm të Kosovës në duel me Greqinë (1-2), Bernard Berisha, në një prononcim për RTK, pas ndeshjes tha se është i lumtur jo vetëm golin, por më rikthimin në Kombëtare.

Mesfushori pejanë pas një periudhe të gjatë, rikthehet në skuadrën “Dardane”.

Ai thotë se çdo herë ka qenë i gatshëm dhe i përgatitur për Kosovën, por sipas tij, përzgjedhjen e ka bërë trajneri. Ai pohon se ka vuajtur shumë gjatë kohës sa ka qëndruar në bankinë.

“Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kosovën”, tha ai, raporton RTKLive.com.

“Unë gjithmonë kam qenë i përgatitur, por trajneri ka vendosur ndryshe. E vetmja mënyrë që nuk kam qen i kënaqur më trajtimin që më është bërë. Askush nuk e di, vetëm zëmra ime e di sa kam vuajtur”, theksoi Berisha.