Plisat: Formojeni edhe Ligën Unike të futbollit
BKT
Sport

Plisat: Formojeni edhe Ligën Unike të futbollit

Pas një pune të gjatë dhe intenstive, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një ligë me tetë skuadra. Katër më të mirat nga të dy vendet. Ëndrra e kamotshme bëhet realitet për formimin e një lige mes dy vendeve shqiptare.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë (FSHB) kanë punuar një kohë të gjatë për këtë projekt madhor, që sot u bë realitet.

Marrëveshjen e nënshkruan, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Formimi i Ligës Unike ka gëzuar Plisat.

Tifozët e Prishtinës presin që një gjë e tillë të bëhet edhe me futbollin.

Ky është njoftimi i Plisave pa ndërhyrje:

Shqipërinë do ta bëjmë një sepse jemi një!

Frika e vret ëndrrën, e shuan imagjinatën!

Ne nuk kishim frikë të ëndërronim bashkimin, dhe sot, 10.09.2020, në basketboll u hodhën hapat e parë drejt tij.

Sot në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për bashkimin e ligës së Kosovës dhe Shqipërisë në një ligë të vetme.

Deri tash, në Shqiperi kemi shkuar për ta përkrahur vetëm Kombëtaren e futbollit, tash atje do të na ketë prapa edhe KB Prishtina. Prishtina dhe 3 klube tjera nga Kosova do të garojnë së bashku me 4 klube nga Shqipëria në ligën e përbashkët të kombit.

Rrugën e basketbollit duhet ta ndjekin edhe futbolli e sportet tjera, per t'i paraprirë politikës, në mënyrë që një ditë, përveç ligave të bashkojmë edhe tokat e popullin.

Urime të gjithëve, shihemi në tribuna!

Prishtina kampion!