SHBA: E pakuptueshme mosgjykimi për rastin e djegies së ambasadës Beograd
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA: E pakuptueshme mosgjykimi për rastin e djegies së ambasadës Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd delkaroi se është "vështirë për Shtetet e Bashkuara të kuptojnë pse nuk është vendosur ende drejtësia" për rastin e djegies së ambasadës gjatë trazirave të muajit shkurt të vitit 2008 në Beograd.

"Është e rëndësishme të theksojmë faktin se disa individë nuk kanë përmbushur detyrat e tyre ligjore. Kjo vlen edhe për policinë serbe që u tërhoqën nga pozicionet e tyre pranë ndërtesës së ambasadës pak para sulmit. Është gjithashtu jetike të zbulohet se cilat autoritete mund të jenë përfshirë në këtë akt të paligjshëm me pasoja kaq tragjike", tha ambasada amerikane në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Gjyqi ndaj pesë drejtuesve të policisë, para Gjykatës së Lartë në Beograd, të akuzuar për dështim në ofrimin e sigurisë për Ambasadën e SHBA-së, u anulua më 17 shtator, për shkak të detyrimeve zyrtare të gjyqtarit të përkohshëm.

Gjyqi do të vazhdojë të premten më 18 shtator.

Radio Evropa e Lirë e ka parë aktakuzën, ndaj pesë oficerëve të lartë të policisë.

Ata akuzohen për veprim serioz kundër sigurisë publike. Sidoqoftë, aktakuza nuk shqyrton përgjegjësinë e mundshme politike për trazirat që ndodhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota