16:32 / 21.09.2020
Maqedoni Veriore: 45 të infektuar dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 552 teste për COVID-19 dhe prej tyre 45 kanë rezultuar pozitivë, ose thënë ndryshe 8 për qind e tyre.
Po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë me COVID-19. Ndërsa janë shëruar 86 persona./AlsatM























