Regjistrohen 746 raste të mosmbajtjes së maskave në Maqedoni

Regjistrohen 746 raste të mosmbajtjes së maskave në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (22/23.09.2020) janë regjistruar 746 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.