Konstituohet Kuvendi i Malit të Zi

Konstituohet Kuvendi i Malit të Zi

Është konstituar përbërja e re e kuvendit në Malin e Zi, në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Pas verifikimit të mandateve të deputetëve të kuvendit, kryesuesi, Miodrag Lekiç u shpreh se për herë të parë ka pasur një ndryshim të qeverisë dhe transferim paqësor të pushtetit. Ai tha se nuk do të ketë asnjë revanshizëm në lidhje me qeverinë e mëparshme dhe këmbënguli në dinjitetin dhe pavarësinë e kuvendit si institucion.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, tre koalicionet, që fituan shumicën e 41 vendeve në parlament nga gjithsej 81 vende, më 23 shtator morën vendet parlamentare në të cilat ato janë rezervuar për Partinë Demokratike të Socialistëve, të Millo Gjukanoviqit, për tri dekadat e fundit.

Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, fitoi 30 vende në përbërjen e re të parlamentit. Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.