Numra treshfiror me COVID-19 në Maqedoni

Numra treshfiror me COVID-19 në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po shqyrton mundësinë që t’i risë dënimet për mosmbajtje të maskave për mbrojtje nga coronavirusi.

“Në Qeveri bisedojmë në lidhje me rritjen e gjobave dhe do të vlerësohet nëse kemi nevojë apo jo. E rëndësishme është që vëllimi i punës së nëpunësve policor është rritur dhe bëjmë gjithçka që duhet të bëhet në këtë moment për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë masat, gjegjësisht të cilët së pari nuk respektohen vetvetiu dhe nuk i respektojnë familjet e tyre me atë që nuk mbrohen dhe ekspozohen në rrezik të përfshihen me infeksionin. Duhet të mbajnë ndonjë përgjegjësi. Dhe kjo do të ndodh më tutje edhe në objektet hotelerike dhe në tubime etj, gjithnjë e më shumë , me qëllim që të ndikohet te ato të cilët nuk i respektojnë masat dhe me atë direkt i rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Spasovski.

Gjobat, tha ministri, paguhen edhe tani, por ajo do të jetë shumë më e lehtë prejse të bëhen harmonizime të ligjeve të nevojshme me Ligjin për shkelje, që janë dorëzuar në Kuvend prej para shpërbërjes për shkak të zgjedhjeve.

MPB mbetet në ato vendime ligjore dhe Spasovski pret së shpejti të vihen në rend dite dhe Kuvendi t’i votojë.

Ndryshe, për mosmbajtje të maskës vlera e dënimit kushton 20 euro në kundërvlerë të denarit dhe nëse paguhet brenda një jave, kjo vlerë përgjysmohet, përkatësisht 10 euro./Telegrafi