Gjobiten 647 persona për mosmbajtje të maskave

Gjobiten 647 persona për mosmbajtje të maskave

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (24/25.09.2020) janë regjistruar 647 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.